Një ministër shkoi të bënte një vizitë në një shkollë të njihej me problemet që kishte shkolla.
Pyeti nxenesit se çfarë problemesh kishin, e ata filluan:
-S’kemi xhama, mungojnë kabinetet, bangat janë të shkatërruara, suvatimet janë të rëna, tavani pikon…
Ministri u tha:
-Do përpiqemi të rregullojmë çdo gjë në kohën më të shpejtë që kemi mundësi.
Teksa po udhëtonte, vendosi të shkonte dhe të vizitonte një burg.
Hyri dhe pyeti të burgosurit se për cfarë kishin nevojë.
Te burgosurit u përgjigjen:
-S’kemi televizorë nëpër dhoma, do donim të kishim antena satelitore, të kishim vaskë, të kishim internet…
Ministri u përgjigj:
-Keto gjëra do rregullohen shumë shpejt!!
Teksa u nis për të ikur i tha sekretarit të tij:
-Mbaj shënim: dua që të ngrihet një ekip pune të shkojë te shkolla dhe të rregulloje disa suva që kanë rënë e asgjë tjetër!!
Ndërsa tek burgu dua të shkojë një ekip pune dhe të rregullojnë një pishinë të madhe, një sallë interneti, ne çdo dhomë të ketë tv kabllore, ushqimi të jetë më i miri.
Sekretari mbeti i habitur dhe e pyeti:
-Me falni, zoti minister, por s’po te kuptoj, per nje shkolle kaq pak gjera dhe per burgun po ploteson çdo kerkese???
Ministri duke e shikuar me vemendje i tha:
-Per nje gje duhet te jemi te sigurt qe ne shkolle nuk kemi per te shkuar me por ne burg nuk i dihet!!!
Komentet