Një kauboj hyn në një sallon me kalin e tij. Ai i afrohet banakut dhe i thotë:
– Hej banakier, të lutem, një uiski!
– Menjëherë, zotëri!
Barmeni i jep kaubojit një gotë të bukur uiski. Kauboji e merr dhe ia jep kalit që e rrekëllen menjëherë. I habitur banakieri pyet:
– E ju? Nuk pini?
– Jo, nuk mundem, duhet të vozis!!!