Një kalë i dëshpëruar shtrihet dhe nuk dëshiron të ngrihet më.
Fshatari i pikëlluar, pasi ka provuar gjithçka, thërret veterinerin.
Ky i fundit, pasi mbërrin në vend, viziton kafshën dhe i thotë fshatarit:
“Rastet si ky janë serioze; e vetmja gjë është të përpiqeni për disa ditë t’i jepni atij këto tableta: Nëse ai nuk reagon, do të jetë e nevojshme që të vritet”.
Derri ka dëgjuar gjithçka dhe vrapon te kali:
“Çohu, ngrihu, ndryshe do ta pësosh keq!!!”
Por kali nuk reagon dhe kthen kokën në tjetrën anë.
Ditën e dytë veterineri kthehet dhe i jep sërish tabletat, më pas i thotë fshatarit:
“Ai nuk reagon: le të presim edhe pak, por mendoj se nuk mund të bëjmë asgjë.”
Derri ka dëgjuar gjithçka dhe prapë vrapon te kali:
“Absolutisht duhet të reagosh: përndryshe do të jetë keq për ty!!!”.
Por kali hesht.
Në ditën e tretë, veterineri verifikon mungesën e progresit dhe duke iu drejtuar fshatarit:
“Më jep karabinën: është koha për ta vrarë kafshën e gjorë.”
Derri vrapon i dëshpëruar te kali:
“Duhet të reagosh, është mundësia e fundit, të lutem, do të të vrasin!!!
Kali tashmë çohet dhe fillon të vrapojë, duke kërcyer mbi pengesa dhe duke turfulluar.
Fshtari është shumë i lumtur, ai i drejtohet veterinerit dhe i thotë:
“Faleminderit! Faleminderit!!! Ju jeni një mjek i mrekullueshëm, ju bëtë një mrekulli! Duhet patjetër të bëjmë një festë të madhe: Hajde shpejt, hajde ta therim derrin!!!”