Një drejtor i një kompanie të famshme e thërret sekretaren e tij:
-Përgatiti valixhet, do të shkojmë për një udhëtim pune jashtë shtetit një javë! E, mos harro, të marësh me vete ato të brendshmet e tua që mua më pëlqejnë shumë!
Sekretarja, sapo kthehet në shtëpi, i thotë burrit:
-I dashur, unë jam në një udhëtim jashtë shtetit një javë. Kujdesu ti për shtëpinë!
Burri i saj thërret të dashurën:
-Ime shoqe shkon për udhëtim jashtë shtetit. Ne do të jemi bashkë gjithë javën dhe do t’i bëjmë të gjitha ato gjëra që ne na pëlqen t’i bëjmë.
E dashura thërret një nxënësin e tij të cilit i jep mësime muzike:
-Do të jem shumë e zënë kësaj jave, prandaj i shtyjmë mësimet për javën tjetër.
Nxënësi, shumë i kënaqur, e thërret gjyshin:
-Gjysh, këtë javë nuk kam mësime muzike, sepse mësuesja është shumë e zënë. A mund të shkojmë bashkë për peshkim?
Gjyshi (drejtor i një kompanie të famshme) thërret sërish sekretaren:
-E anullojmë udhëtimin. Im nip e ka javën të lirë dhe do të shkojmë për peshkim. Udhëtimin e lëmë për muajin tjetër.
Sekretarja e thërret të shoqin:
-I dashur, udhëtimi u anullua…
Burri thërret të dashurën:
-Nuk bëhet asgjë kësaj jave. Udhëtimi i sime shoqeje është anulluar…
E dashura thërret nxënësin:
-Mësimet do t’i bëjmë të gjitha. Eja si gjithnjë.
Nxënësi thërret gjyshin:
-Gjyshi, mësuesja më thotë se mësimet do të vazhdojnë rregullisht. Më vjen keq që nuk do të bëj shoqëri!
Gjyshi thërret sekretaren:
-Lajm i mirë, udhëtimi do të bëhet…
Komentet