Një djalë shumë sportiv i drejtohet një miku me natyrë më të qetë dhe i thotë:
– Dëshiron të bësh maratonën me mua?
– Për çfarë bëhet fjalë? – pergjigjet tjetri.
Pastaj i pari specifikon:
– Duhet të përshkojmë 42 km e 195 metra…
Dhe miku i qetë i përgjigjet:
– Mirë, por vrapo ti kësaj here se unë jam i lodhur!