Një çift ka vetëm dy javë që është martuar. Burri, edhe pse i dashuruar me gruan, nuk e mund dot instinktin e tij për të shkuar në bar me miqtë.
“E dashur, do të kthehem shumë shpejt…”.
“Ku po shkon gallof?” – e ndërpret ajo.
“Unë po shkoj në bar të marr vetëm një birrë”.
“A do një birrë, i dashur?” Ajo hap frigoriferin dhe bashkëshorti sheh shishe birre me shenja të markave të ndryshme.
Burri është i befasuar dhe i thotë: “Po, zemra ime e vogël, por në bar birra është e ftohur në pikën e duhur me …”.
Ai nuk mund të përfundojë fjalinë para se gruaja e tij të hapë frigoriferin dhe t’i japë një birrë tejet të ftohtë: “A është e ftohtë në pikën e duhur, gallofi im?”.
“Po, por në bar ka meze me sallate, me patate të grira e të skuqura, me…. Faleminderit shumë për gjithë këto, zemërza ime, unë po shkoj në bar.”
Ajo nxjerr nga furrës një tabaka të mbushur me majonezë, sallatë ruse, salcë gjelbër, patate të skuqura, kikirikë, kërpudha.
Duke mos ditur se çfarë të shpikë më, burri përpiqet të kapet duke thënë: “Po, e dashur, po ata në bar këpusin rromuze, çfarë nuk nxjerrin nga goja”.
“Ti dëshiron fjalë të pista, zemra ime? Ti je një kokëbajgë e asgjë tjetër! Pije atë birrën tënde të ndyrë dhe ha ato mezet e neveritshme që t’i kam përgatitur me duart e mia, se sonte nuk do të shkosh askund tjetër!!”
Komentet