Një çift ishte i ftuar në një festë me maska gjatë karnavaleve. Natën e festës ajo ka një dhimbje koke të fortë, kështu që burri i saj shkon vetëm, duke u maskuar si një lepur.
Gruaja merr një aspirinë dhe shkon në shtrat. Pasi fle për dy orë, gruaja zgjohet dhe duke parë se ndihet më mirë vendos të bashkohet me burrin e saj.
Ajo maskohet si Miushe dhe del. Meqenëse burri i saj nuk e dinte se çfarë kostumi kishte zgjedhur, ajo vendos të spiunojë burrin e saj për të parë se si sillet ai në mungesë të saj.
Ajo hyn në sallë dhe sheh burrin e saj duke kërcyer i lumtur me një grua, duke bërë shaka me një tjetër, duke puthur një të tretë, etj. Ajo pastaj vendos të flirtojë me të për të parë se sa larg shkon.
Ai i pëshpërit fjalë të ëmbla dhe duke parë buzëqeshjen e saj e çon në kopsht dhe e shtrin. Menjëherë pasi gruaja largohet nga festa, kthehet në shtëpi, shkon në shtrat për të lexuar duke pritur si do ta çarmatoste burrin me pyetjet e saj. Kur ai mbërrin, ajo pyet:
– Pra u argëtove?
Ai:
– Jo, e dini që jam mërzitur vetëm … bëra gjërat e zakonshme, luaja letra …
Dhe ajo:
– Nuk kërceve?
Ai:
– Absolutisht jo!
Ajo:
– Megjithatë ishte argëtuese, apo jo?
Ai:
– Në të vërtetë, po! Djaloshi të cilit ia huazova kostumin, më tha se gjeti një zuskë me të cilën kishte harbuar gjithë natën!
Komentet