Një çift ishte i ftuar në një festë maskarade gjatë karnavaleve. Natën e festës ajo ka një dhimbje koke të fortë, kështu që burri i saj shkon vetëm, duke u maskuar si lepur.
Gruaja merr një aspirinë dhe shkon në shtrat. Pasi fle për dy orë, gruaja zgjohet dhe duke parë se ndihet më mirë vendos të bashkohet me burrin e saj.
Ajo maskohet si Minnie dhe del. Meqenëse i shoqi nuk e dinte se çfarë kostumi kishte zgjedhur, ajo vendos ta spiunojë për të parë se si sillet në mungesë të saj. Ajo hyn në sallë dhe sheh të shoqin duke kërcyer i lumtur me një grua, duke bërë shaka me një tjetër, duke puthur një të tretë, etj.
Më pas ajo vendos të flirtojë me të për të parë se sa larg shkon. Ai i pëshpërit fjalë të ëmbla dhe duke parë buzëqeshjen e saj e fut në kopsht dhe e zhvesh. Menjëherë pas kësaj, gruaja largohet nga festa, shkon në shtëpi, shtrihet në shtrat për të lexuar, duke parashikuar sikletin e të shoqit për pyetjet e tij. Kur arrin pyet:
– Pra, u argëtove?
Burri:
-Jo, ti e di që jam mërzitur vetëm… Kam bërë gjërat e zakonshme, kam luajtur letra…
Dhe ajo:
– Nuk ke kërcyer?
Ai:
– Absolutisht jo!
Ajo:
– Megjithatë ishte argëtuese, apo jo?
Ai:
– Vërtet, po! Djaloshi që ia huazova kostumin më tha se gjeti një zuskë me të cilën ishte dëfryer gjithë natën!
Komentet