Një burrë shkon në lokal dhe i thotë kamarierit:
– Një birrë shkumuese të lutem.
Kamerieri hedh birrën:
– Ja ku keni zotëri.
– Por kjo birrë është vetëm shkumë!
– Prit pak! Së shpejti shkuma do të zhduket dhe do të mbetet vetëm birra.
Pastaj klienti pyet banakierin:
– Më falni, sa kushton?
– Janë tri euro.
Klienti vendos në banak një monedhë një euro, së cilës banakieri i thotë:
– Më fal por janë tri euro, jo një!
– Prit pak, së shpejti do të jenë tri….