Një burrë i lutet Zotit , aman, o Zot, bëje gruan time burrë!
Vetëm një ditë, qe ajo të kuptojë se sa vuaj unë.
Kurse mua më bëj grua në vendin e saj.
Dhe kështu u bë.
Në mëngjes u ngrit burri tashmë i bërë grua.
I bëri mëngjesin burrit, ndërkohe bëri gati fëmijët për shkollë.
Vajti i dërgoi në shkollë, pastaj pagoi faturat e dritave.
Bëri pazarin, u kthye në shtëpi bëri drekën.
Pastaj rregulloi krevatet, pastroi shtëpinë, lau enët.
Vajti mori fëmijët në shkollë, i ndihmoi me mësimet.
Iu bëri nga një banjo, i vuri në gjumë.
Papritur vuri re qe ora vajti 11 e darkës dhe ajo nuk kishte pushuar asnjë minutë.
Shtrihet ne krevat por as burri nuk e le rehat.
Diten e dyte çohet gruaja dhe i lutet prap Zotit:
-Aman, o Zot, më kthe prap burrë siç isha, se qenka shumë e vështirë të jesh grua.
Zoti: – Patjetër që do të të kthej prap burrë, por pas 9 muajsh sepse mbrëmë ngele shtatzënë…
Komentet