Një burrë hyn te berberi, duke parë se ishte plot me njerëz, e pyet:
– Më falni, sa kohë iu duhet për të prerë flokët?
Berberi përgjigjet: rreth 2 orë, dhe burri largohet.
Pas 2 ditësh, ai kthehet, hap derën dhe pyet:
– Më falni, sa zgjat pritja për të prerë flokët?
-3 orë,- përgjigjet berberi dhe djali largohet …
Kalon një javë dhe burri shfaqet sërish:
-Sa kohë iu duhet për të prerë flokët?
-Nje ore e gjysme. – Përsëri burri largohet..
Berberi kthehet dhe e pyet shokun e tij:
– Të lutem, më bëj një nder: ndiqe atë djalë, shko shiko ku po shkon!
Pas pak, Xhovani kthehet duke qeshur aq fort sa duhet të fshijë sytë.
-Si është puna? Ku shkon ai kur largohet nga këtu?
Miku psherëtin dhe i thotë:
– Në shtëpinë tënde!
Komentet