Një burrë hyn në një supermarket dhe vëren një grua të bukur që e shikon pandërprerë. Më në fund ai merr guxim dhe e pyet:
“Më falni, ndoshta ne njihemi?”
Zonja përgjigjet:
“Besoj se je babai i njërit prej fëmijëve të mi”.
Ai mendon një minutë dhe i thotë vetes se ky fëmijë për të cilin ajo flet është rezultat i asaj here që ai tradhtoi gruan e tij. Kështu ai i thotë zonjës:
“A je ti ajo striptiste që u hodh nga torta në festën e beqarisë së shoqes sime më të mirë pesë vjet më parë? Ajo me të cilin bëra dashuri në tavolinën e bilardos?”
Zonja e shikon me tmerr dhe i thotë:
“Jo, unë jam mësuesja e djalit tuaj.”
Komentet