Një burrë dhe gruaja e tij shkuan në kopshtin zoologjik. Ata panë një majmun duke luajtur me pasion me femrën e tij. Gruaja i tha: “Sa romantike”. Pastaj gjetën një luan dhe luaneshën e tij të ndarë nga njëri-tjetri; luani i heshtur dhe i vetem ne cepin e tij sikur luanesha te mos ekzistonte. E shoqja i tha: “Sa skenë e trishtë pa dashuri”. I shoqi i tha asaj: “Hidhe një gur drejt luaneshës dhe shiko”.
Kur ajo e hodhi, luani u vërtit duke ulëritur për të mbrojtur luaneshën e tij. Ata panë përsëri majmunët dhe ajo bëri të njëjtën gjë duke hedhur një gur; majmuni menjëherë ia mbathi dhe e braktisi femrën e tij për të shpëtuar lëkurën e tij. I shoqi i tha: “Mos u mashtroni nga ajo që ju e shihni si romancë tek disa, shumë herë është një pamje mashtruese që fsheh një zemër të zbrazët; Përkundrazi, ka të tjerë që nuk tregojnë asgjë, por zemrat e tyre janë plot me dashuri të sinqertë”.
Fatkeqësisht në ditët e sotme kemi kaq shumë majmunë dhe kaq pak luanë.