Një aktor shumë i famshëm ka një të metë se nuk i kujton fjalët. Një ditë po përgatit një pjesë teatrore dhe regjisori i thotë:
– Ke një pjesë shumë të rëndësishme ku do të dalësh në skenë duke mbajtur me delikatesë një trëndafil të kuq mes gishtit të madh dhe gishtit tregues, duke e nuhatur thellë e duke thënë: “Ah, aroma e ëmbël e zonjës sime!!!”
Bën përgatitje të ngjeshur gjatë gjithë javës. Vjen dita e madhe. Ngrihet perdja dhe aktori del në skenë e fillon:
– Ah, aroma e ëmbël e zonjës sime!!!
Publiku sa s’pëlcet së qeshuri dhe regjisori i ulërin:
– I mallkuar! Më ke rrënuar!
Aktori i tronditur i thotë:
– I kam harruar përsëri fjalët?
Regjisori i thotë:
-Joooo! Kësaj here e ke harruar atë trëndafil të qelbur!!!
Komentet