Në një mbrëmje të ngrohtë vere, ndërsa afrohet koha e mbylljes së një bari, hyn një burrë krejtësisht i zhveshur dhe porosit një birrë.
Baristi i shërben menjëherë, por ai nuk mund të mos i hedhë një sy klientit.
Burri pi birrë në heshtje dhe, kur mbaron, porosit një tjetër. Me të mbërritur në birrën e tretë, burri vëren vështrimin këmbëngulës të banakierit mbi të dhe e pyet:
“Pse po më shikon?”
Baristi përgjigjet:
“Po ju shikoja sepse nuk mund ta imagjinoj ku i mban paratë për të paguar birrat e mia!”
Komentet