Ne Laberi, kur semurej ndonje njeri nga gjendja psiqike, nuk thoshin qe u çmend, por -” u kembye”…
Dhe takoi qe ne nje fshat u semur nje njeri nga kjo semundje…. U shtrua ne spitalin psiqiatrik dhe mbas nje kure intesive, ai erdhi ne vete dhe u sherua e doli nga spitali …
Ne ate kohe, ne fshatrat malore ishin duke u formuar Kooperativat bujqesore malore. Edhe ne fshatin e atij u formua kooperativa, por ai nuk i fut ne kooperative…
Shoket e partise shkuan ne shtepine tij dhe i thane:
– More xha Xhevit, pse nuk futesh ti ne kooperative!?.. Ti ke qene partizan dhe ke luftuar. Shtepia jote ka qene baze e luftes. Dhe ai ju pergjegj atyre te partise:
– Kur u kembeva une, nuk me ndoqi fshati mbrapa. Tani qe u kembye fshat, une s’kam pse ti vete prapa….
Komentet