Nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga një çati, dhe ra mbi zverkun e tij. i rëni nuk pësoi asgjë por Nastradini u dërgua në spital. Disa nga nxënësit e tij vajtën për ta vizituar.
– E çfarë mësimi nxjerr nga kjo ngjarje Nastradin, e pyetën?
– Shmangni çdo lloj besimi në të pashmangshmen, madje akoma edhe kur shkaku dhe pasoja duken të pashmangshme. Ai ra nga çatia, por zverku im u thye. Mos besoni supozimet teorike si: ‘’ nëse dikush do të bjerë nga çatia, do të thyejë qafën e tij’…
Komentet