Mjeku i urgjencës e pyet: – Zotëri Nikolla, na tregoni çfarë ju ka ndodhur?
-Isha në kuzhinë, po shikoja gruan time që po hapte brumin me okllai dhe papritmas ajo më tha: “Nikollë, do doja t’i dhuroja disa nga rrobat e mia atyre që po vdesin nga uria”.
Unë u përgjigja: “Hë? Dikush me përmasat e tua të vuajë nga uria? … e pamundur!!”
Papritur gjithçka u errësua dhe nuk mbaj mend më asgjë …