Luani, një ditë prej ditësh, i thërret tre këshilltarët e tij:
Të parën e thirri delen dhe pyeti nëse frymëmarrja e tij mbante erë të keqe. Delja i tha ‘po’ dhe luani ia këputi kokën duke quajtur budallaqe. Pastaj ai thirri ujkun dhe ia bëri atij të njëjtën pyetje. Ujku tha ‘jo’ dhe luani e shqeu në copa duke e quajtur servil. Më në fund, e thirri dhelprën dhe e pyeti si dy këshilltarët e parë. Mirëpo dhelpra kërkoi ndjesë thellë dhe i tregoi luanit se kohët e fundit kishte marrë të ftohtë dhe i kishte hundët e zëna.
Komentet