Leci pas një viti martesë, duke mos pasur fëmijë, shkon te gjinekologu me zonjën e tij bukuroshe për të kërkuar këshilla.
Gjinekologu pyet: “Cila është profesioni juaj?”
Leci: “Polic.”
Gjinekologu e pyet policin: E çfarë bëni ju të dy në mbrëmje?
-Hamë darkë, shikojmë televizor, i japim një puthje njëri-tjetrit dhe më pas shkojmë në shtrat.
-Hmmm… dhe në mëngjes?
-Ngrihemi, hamë mëngjes, puthemi dhe unë shkoj në punë.
-Dhe pasdite?
-Pasdite hamë, i japim njëri-tjetrit nja dy puthje dhe shkojmë për një sy gjumë.
-Aaaaah, mirë zonjë, zhvishu dhe shtrihu në divan.
Gjinekologu bën dashuri me gruan e Lecit në prani të burrit të saj, i cili shikon pa lëvizur qerpikët.
Në fund mjeku vishet dhe i thotë Lecit: “A pe si mund të bësh fëmijë? Dhe kjo duhet përsëritur pothuajse çdo ditë!”.
Leci i përgjigjet me gëzim: “Unë e kuptoj doktor!!”.
Dy të sapomartuarit i falënderojnë dhe dalin jashtë. Sapo mbyllet dera e klinikës, polici dyshon, kthehet, hap derën dhe thotë: “Më falni doktor, harrova t’ju pyes… vini ju në shtëpinë tonë apo vijmë ne në klinikë?!!!”