Kur Zoti krijoi gruan,
Ai ishte duke punuar pasditen e ditës së gjashtë…
Erdhi një engjëll dhe e pyeti: “Pse po merresh kaq gjatë me të?”
Zoti u përgjigj: “A i ke parë të gjitha specifikimet që duhet të kaloj për t’i dhënë formë?”
• Ajo duhet të funksionojë në çdo lloj situate.
• Duhet të jetë në gjendje të përqafojë shumë fëmijë në të njëjtën kohë.
• Duhet të ketë një përqafim që mund të shërojë çdo gjë nga një gju i mavijosur deri tek një zemër e thyer.
• Të gjitha këto duhet t’i bëjë vetëm me dy duar.
• Ajo kujdeset për veten kur është e sëmurë dhe mund të punojë 18 orë në ditë.
Engjëllit i bëri përshtypje “Vetëm dy duar… e pamundur! Dhe ky është modeli standard?”
Engjëlli u afrua dhe e preku gruan.
“Por ti e bëre kaq të ëmbël Zot!”
“Ajo është e ëmbël! Por e bëra edhe të fortë. Për të duruar dhe për të kapërcyer gjithçka, “tha Zoti.
“A mund të mendojë?” pyeti Engjëlli
Zoti u përgjigj. “Ajo jo vetëm që mund të mendojë, por mund të arsyetojë dhe vlerësojë.”
Engjëlli i preku faqet: “Zot, duket se ky krijim po shkrihet! Ju i keni vënë shumë barrë asaj”.
“Ajo nuk pikon… ai është një lot” e korrigjoi Zoti Engjëllin.
“Për çfarë arsye është ky lot?” pyeti Engjëlli…
Zoti tha: “Lotët janë mënyra e saj për të shprehur dhimbjen, dyshimet, dashurinë, vuajtjet dhe krenarinë e saj.”
Kjo i bëri një përshtypje të madhe Engjëllit: “Zot, ti je një gjeni. Ti ke menduar për gjithçka. Gruaja është vërtet një krijesë e mrekullueshme!”
Zoti tha: “Është!
• Ajo ka një forcë me e mahnitë një mashkull.
• Ajo mund të përballojë problemet dhe të mbajë ngarkesa të rënda.
• Ajo ka lumturi, dashuri dhe opinione.
• Buzëqesh kur ka dëshirë të bërtasë.
• Këndon kur ka dëshirë të qajë, qan kur është e lumtur dhe qesh kur ka frikë.
• Ajo lufton për atë që beson.
• Dashuria e saj është e pakushtëzuar.
• Zemra i thyhet kur një anëtar i familjes ose një mik i vdes, por ajo gjen forcën për të vazhduar jetën e saj.”
Engjëlli pyeti: “Pra, ajo është një qenie e përkryer?”
Zoti u përgjigj: “Jo. Ajo ka vetëm një të metë: shpesh harron se sa vlen!!!”.