Nastradini dhe e shoqja i mblodhën rrobat e palara dhe i morën tek lumi për t’i larë. E shoqja kishte marrë me vete të vetmin sapun që kishin pasur në shtëpi për larjen e rrobave. Ndërkohë që ajo po i fërkonte rrobat me ujin e lumit, një korb erdhi, ia mori sapunin që ishte në breg të lumit dhe flutuoi me sapunin në sqep.
“Vrapo, Nastradin! Një korb na e vodhi sapunin,” filloi të bërtasë ajo.
Nastradini e ndoqi me vështrim korbin dhe tha:
“Le ta mbajë ai sapunin. Fundja, a nuk e shikon se ato që ka veshur ai, janë më të pis se rrobat tona?”
Komentet