Keli ankohet për gruan se nuk e dëgjon, nuk e lë të flasë, me pak fjalë është arrogante.
Koli i thotë: “Bëje këtë, sonte sapo të hysh në shtëpi, fillo të bërtasësh e të përplasësh dyert, sirtarët dhe të gjitha gjërat që gjen përballë dhe bërtit, bërtit fort. Do të shohësh që ajo frikësohet dhe qëndron më e qetë”.
Të nesërmen në mëngjes ata shihen përsëri dhe Keli thotë: “Koli, mbrëmë shkova në shtëpi dhe bëra si thua ti. E hodha gjysmën e shtëpisë përmbys dhe bëra rrëmujë që më dëgjoi i gjithë pallati…”
Koli: “Të lumtë… dhe gruaja jote? çfarë bëri ajo?!”
Keli: “Asgjë … është nga mamaja e saj, nesër kthehet në shtëpi!!!”