John O’Reilly ngriti gotën e tij me birrë dhe tha:
– E ngre këtë dolli për veten time që pjesën e pjesën e mbetur të jetës ta kaloj mes këmbëve të gruas sime!
Kjo dolli i dha atij çmimin më të lartë në pijetore për dollinë më të mirë të mbrëmjes!
Kur u kthye në shtëpi i tha gruas së tij:
– Mary, fitova çmimin për dollinë më të mirë të mbrëmjes!
Dhe ajo tha:
– Vërtet? Dhe për çfarë ngrite dolli?
John duke menduar, tha:
– Ngrita dolli që pjesën e mbetur të jetës ta kaloj ulur në kishë pranë gruas sime…
– O John, kjo është e mrekullueshme! – tha Mary.
Të nesërmen Mary takoi rastësisht një nga miqtë e John. Ai duke qeshur i tha asaj:
– John fitoi një çmim mbrëmë falë një dollie që ngriti për ty, Mary!
Dhe ajo u përgjigj:
– Po, më tregoi. Edhe unë u habita pak. Që ta dish, John ka qenë atje vetëm dy herë në katër vitet e fundit. Një herë e zuri gjumi, dhe herën tjetër më duhej t’i tërhiqja veshët që të vinte tek vendi i duhur!!!