Ishte një herë një mbret që donte të shkonte të takonte të dashurën e tij të re në një krahinë ngjitur.
Thiri në sallonin e tij parashikuesin e motit dhe e pyeti nëse do kishte shi atë ditë dhe të nesërmen. Meteorologu iu përgjigj që nuk do kishte shi në ditët në vazhdim.
E kështu mbreti nxori rrobat e tij më të mira, i hipi kalit dhe u nis për të takuar të dashurën. Rrugës takon një fshatar, i hipur mbi një gomar i cili sapo i pa i thotë:
– Madhëria juaj, për kudo që jeni nisur ju sugjeroj të ktheheni, pasi një shtrëngatë e madhe shiu është gati duke filluar..
– Çfarë thua more, i përgjigjet mbreti, – meteorologu im, e di më mirë se ty dhe ai më tha që nuk do ketë shi në ditët në vazhdim.
Dhe kështu mbreti vazhdoi rrugën. Pas nja 15 minutash filloi një rrebesh shumë i madh që e bëri qullë nga koka te këmbët.
Ashtu siç ishte mbërriti në destinacion, dhe e dashura natyrisht filloi të qeshte kur e pa në atë gjendje.
Kthehet gjithë nerva në pallatit e tij mbretëror, shkarkon urgjent nga puna parashikuesin e motit dhe kërkoi që të merrej në punë fshatari që nuk gaboi në parashikimin e motit. Sapo e takoi, fshatari i thotë:
– Madhëria juaj unë nuk kuptoj asgjë nga moti, por nëse veshët e gomarit tim janë të rëna tregon që do bjerë shi…
Atëherë mbreti mori në punë gomarin.
Dhe që nga ajo ditë u bë traditë që gomerët ti emëronin në funksionet më të larta shtetërore….
Komentet