Inspektori rrugor rrin në vendin ku ka ndodhur një aksident i tmerrshëm automobilistik, ku kanë mbetur viktima dy njerëz.
Sapo arrin, nga poshtë veturës së shkatërruar del një majmun, i cili fillon të bëjë shenja ndaj inspektorit.
– Atëherë dëshiroke të flasësh,- i thotë inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
– Pra, e ke parë aksidentin, – thotë inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
– E çfarë ka ndodhur? – e pyet inspektori.
Majmuni merr një kanoçe dhe bën sikur pi.
– Dmth po pinin?- pyet inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
– E çfarë tjetër? – pyet inspektori.
Majmuni çon gishtat te goja siku po tymos.
– Dmth po tymosnin?- pyet inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
– Tjetër? – pyet inspektori.
Majmuni hap krahët për ta përqafuar inspektorin.
-Don të më thuahs se po bënin dashuri?- pyet inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
-Dmth po pinin, po tymosnin dhe po bënin dashuri? – pyet inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
– Po ti. çfarë po bëje? – e pyet inspektori.
Majmuni bën duart sikur rrotullon timonin.
– Dmth ti ishe në timon? – pyet inspektori.
Majmuni bën shenjë se po.
Komentet