I vetmi zog që guxon ta shqetësojë shqiponjën është korbi.
Ai ulet në shpinë dhe ia sqepon qafën.
Megjithatë, shqiponja nuk përgjigjet, as nuk lufton me korbin; nuk humb kohë apo energji për korbin.
Thjesht shqiponja hap krahët dhe fillon të ngrihet lart në qiell.
Sa më i lartë të jetë fluturimi, aq më e vështirë është për korbin të marrë frymë pasi bie poshtë nga mungesa e oksigjenit.
Mos e humbni kohën me korbat.
Ngjituni ju në lartësitë tuaja dhe ata do të zhduken…
… Kur doni të hiqni qafe “grindsat”… ngrini “nivelin” tuaj.
Është e vetmja mënyrë për të çliruar veten nga rrëmujat e padobishme dhe të vogla.