Gruaja zgjohet në mëngjes dhe nuk e gjen burrin në shtrat. E kërkon burri dhe e gjen në guzhinë.
Është ulur pranë tryezës dhe po pi kafé e po mendon. Ajo e shikon se ai fshin një lot në sy dhe e pyet:
“I dashur, çfarë ke kështu?”
Burri i drejtohet asaj:
“A të kujtohet para njëzet vjetësh bashkë kur takoheshim bashkë dhe ishim vetëm 16-vjeçarë?”
“Sigurisht, më kujtohet,” – i përgjigjet ajo.
“Të kujtohet kur babai yt na kapi në ndenjësen e prapme të veturës duke bërë dashuri?”
“Po më kujtohet,”- thotë ajo duke iu ulur pranë.
Burri vazhdon:
“A të kujtohet kur ai ma vuri mua tytën e armës në kokë dhe më kërcënoi: “O do ta marrësh grua vajzën time, ose do të përfundosh në burg njëzet vjet?”
“Sigurisht, i dashur, e kujtoj,” përgjigjet ajo e qetë.
Duke fshirë një tjetër lot, ai thotë:
“Eh, tani do të isha liruar!”
Komentet