Një mëngjes, famullitari i një fshati, duke dalë prej qelës së famullisë e gjen një gomar të ngordhur (pa jetë) në sheshin përballë. Duke mos ditur çka të bëjë, shkon në komunë dhe rastësisht e takon aty kryetarin. Mirëmëngjesi z. kryetar. Mirëmëngjesi i nderuar, ja ktheu kryetari. Çfarë fati kemi t’ju takojmë kaq herët? Asgjë të re, mos u mërzitni – ja priti prifti dhe vazhdoi: ne priftërinjtë e kemi zakon të zgjohemi herët nga shtrati, por po shoh se edhe ju i nderuar kryetar sot qenkeni zgjuar mjaftë herët. Pra shikoni, këtë mëngjes, duke e hapur kishën, e pash në shesh një gomar të ngordhur (pa jetë). Mendova… (e ndërpret kryetari) i nderuar s’ke çka të mendosh, e dini mirë se funeralët (varrimet) i takojnë kompetencave të priftit. Besoj që ju i dini mirë dhe i njihni detyrat tuaja. Po mirë i njoh – ja priti prifti – por mu duk e vendit që të lajmëroj në këtë rast edhe të afërmit e të ndjerit.

(Marrë nga faqja në fb e Jeton Thaqit)
Komentet