Gjini, i shqetësuar, shkon tek mjeku dhe i tregon për gruan: “Doktor, kam përshtypjen se gruaja ime është e shurdhër, sepse kur flas me të, unë duhet t’i përsëris gjërat”.
Dhe mjeku: “Epo, tani shko në shtëpi, qëndro 8 metra larg bashkëshortes dhe përpiqu t’i thuash asaj diçka. Nëse nuk merr përgjigjen, afrohu 6 metra, pstaj 4, pastaj 2 … kështu që ne mund të kuptojmë se sa serioz është problemi.
“Gjini kthehet në shtëpi, vendoset 8 metra larg nga gruaja e tij që është në kuzhinë duke përgatitur drekë dhe ai thotë: “E dashur, çfarë kemi për darkë?” Nuk ka përgjigje. Afrohet 6 metra dhe duke ripërsëritur pyetjen. Asnjë përgjigje. Afrohet 4 metra dhe përsërit të njëjtën pyetje. Asgjë.
Pastaj ai afrohet, deri në shpatullat e saj, prapa veshit dhe e pyet përsëri: “E dashur, çfarë kemi për darkë?”
Dhe gruaja e tij: “E ç’është ajo pyetje, Gjin! Është hera e katërt që po të them supë me perime !!!! “
Komentet