Legjenda thotë se një gjarpër ndoqi një xixëllonjë për ta gllabëruar.
Insekti i vogël bëri të pamundurën për të shpëtuar nga gjarpri.
Për ditë të tëra ishte një persekutim intensiv. Pas ca kohësh, xixëllonja e lodhur dhe e rraskapitur ndaloi dhe i tha gjarprit:
A mund t’ju bëj tri pyetje?
Gjarpri iu përgjigj: – Nuk jam mësuar t’i përgjigjem askujt, por meqë duhet të të ha, mund të pyesësh!
-“Pyetja numër 1: a iu përkas preferencave tuaja ushqimore?” pyeti xixëllonja. ”
-Jo!” – u përgjigj gjarpri.
-“Pyetja numër 2: A të kam bërë diçka të gabuar?” tha xixëllonja.
-“Absolutisht jo!” – u përgjigj përsëri gjarpri.
-“Pyetja numër 3: Atëherë çfarë…. pse doni të më hani?”
-“Sepse nuk duroj dot të të shoh duke shkëlqyer!!!”
Morali: Në raste të ndryshme mund të ndodhë që të takoni njerëz që ju kritikojnë, dënojnë, etiketojnë, edhe pse nuk u keni bërë kurrë asgjë të keqe dhe edhe pse jeni treguar të sjellshëm me ta. Dhe e gjithë kjo ndodh sepse, ashtu si xixëllonja, ju keni dritën tuaj të brendshme, ju ndriçoni rrugën tuaj dhe rrugën e shumë atyre që ecin në errësirë. Ju shkëlqeni më shumë se të tjerët, si xixëllonja natën dhe kjo është e vështirë për disa njerëz, sepse nuk e kanë atë dritën e brendshme, atë shkëlqimin dhe vuajnë duke ju parë që shkëlqeni.
Ata janë njerëz që jetojnë në pakënaqësi. Mos pusho kurrë të jesh vetvetja, të ndriçosh me atë dritën tënde, edhe nëse kjo i mërzit ata që jetojnë në errësirë totale.
Gjarpërinjtë që hanë xixëllonjat nuk e kuptojnë se do të jenë përgjithmonë në errësirë.