Është një i pijetar që shkon çdo mëngjes në lokal për të pirë dy gota raki.
Një ditë banakieri i thotë:
“Dëgjo, nëse të pëlqen kaq shumë rakia, do të të shërbej me një brokë!”.
Pijetari i përgjigjet: “Jo, jo, tani do të shpjegoj: është një miku im në Amerikë, ai më thotë që, sa herë të vij në këtë lokal për të pirë një raki, duhet të pi një edhe për të.
Kalojnë muaj dhe ky zotëria vazhdon të marrë dy gota raki, derisa një ditë vjen dhe thotë:
“A mund të më japësh një gotë raki?”
Mandej banakieri e pyet: “Ah, pra shoku juaj ka vdekur?”
Pijetari i përgjigjet: “Jo jo, por jam unë që e lashë rakinë!!!”