Dy shokë qelie po bisedojnë. Njëri pyet: “Çfarë bëre? pse je këtu në burg?”
– “Një ditë u ktheva në shtëpi më herët se sa prisja dhe gjeta shoqen time më të mirë në shtrat me gruan time. Unë shkarkova karikatoren e pistoletës dhe ja ku jam. Po ti çfarë bëre?”
“Tregova barceletë për të vdekur së qeshuri. Një kërdi, një masakër!”
-“Jo, nuk e besoj, si e bëre?”
-“Një mbrëmje erdha në shtëpi dhe i thashë gruas se di një barceletë që të bën të qeshësh. Ajo donte ta dëgjonte me çdo kusht. Më në fund ia thashë, ajo qeshi me të madhe për një orë dhe më në fund pati një atak në zemër dhe vdiq. Më arrestuan dhe më dërguan në gjyq”.
– “Në gjyq gjykatësi nuk më besoi dhe më tha: “Mirë, atëherë na e trego edhe ne barceletën që duhet të jetë shkaku i vdekjes së gruas sate!”
Më duhej ta tregoja. Nuk mund ta tregoj se çfarë kërdie u bë. Të gjithë shpërthyen në të qeshura, përveç dy policëve në shërbim. Pas gjysmë ore vdiqën të gjithë, duke përfshirë avokatin tim, gjyqtarin, jurinë etj… dhe pas një jave edhe dy policët në shërbim!!!”.