Dy shokë kishin shkuar për të vjedhur në kopshtin e një komshije.
Njeri quhej Hasan tjetri Arjan.
Hasani do bënte roje, ndërsa Arjani do shkonte për të vjedhur.
Ndërkohë që Hasani po bënte roje, vjen i zoti i kopshtit. Arjani fshihet, ndërsa Hasani po bënte sikur po shkruante diçka…
I zoti i kopshtit:- Hej, çfarë po bën aty ti, re?
Hasani:- Ja, po shkruaj një poezi…
I zoti kopshtit :- Po lexoje ta dëgjoj unë çfarë poezie është. …
Hasani :- Po se kam mbaruar akoma…
I zoti kopshtit :- Po s’ka gjë, sa të kesh bërë, lexoje ….
Hasani:- Ok…”Lart është qielli, poshtë është toka, Ulu Arjan se të duket koka “…!!
Komentet