Dy hajdutë vjedhin një pulë nga një fermë. Ata synojnë t’i shkulin pendët kur shohin një polic që po afrohet. Menjëherë e hedhin pulën në një lumë, por polici e vëren dhe i pyet menjëherë: “A mund ta dimë se çfarë po bëni?”
“Ne? Asgjë. Ne dolëm për shëtitje, e pamë atë pulën dhe po kujdesemi që të mos mbytet”.
Polici shikon pendët e shpërndara në breg dhe këmbëngul: “Po pendët?”
Njëri nga hajdutët i përgjigjet: “Oh asgjë, të kemi kujdes që të mos i vjedhë njeri rrobat!!!”