Dy fqinj, një burrë dhe një grua, janë të apasionuar pas kopshteve të perimeve dhe secili kultivon tokën e vet.
Por zonja, pasi vizitoi kopshtin e fqinjit, thërret e zhgënjyer:
“Ah, sikur të kisha domate shumë të kuqe!”
Dhe burri i rrëfen asaj:
“Në fakt unë kam një sistem të veçantë për t’i bërë keshtu domatet, por ju betohuni se nuk ia zbuloni askujt!”
Ajo betohet, kështu që ai shpjegon:
“Kur hëna është e plotë, unë zhvishem plotësisht dhe vrapoj rrotull domateve tri herë, dhe ditën tjetër unë i gjej ato kaq të kuqe dhe të bukura “.
Ajo gjithashtu dëshiron të provojë, kështu që pret me durim hënën e plotë, zhvishet plotësisht dhe vrapon rrotull domateve.
Një kohë të shkurtër më vonë të dy takohen përsëri: “Pra, zonjë, si shkoi me domatet?”
“Ah, asgjë prej gjëje, gjithmonë të gjelbëra por nuk më zini besë nëse shikoni si janë rritur dhe trashur trangujt! ..”.
Komentet