Një herë pulat gjetën dhelprën në mes të shtegut. Sytë i kishte mbyllur, bishti nuk lëvizte. “Ajo ka ngordhur, ka vdekur”, thirrën pulat. – Le të bëjmë funeralin e saj.
Në fakt ranë kambanat, u veshin me të zeza dhe gjeli shkoi të hapte varrin në fund të livadhit. Ishte një funeral i bukur dhe zogjtë sollën lule. Kur iu afruan vrimës dhelpra u hodh nga kutia dhe hëngri të gjitha pulat.
Lajmet fluturuan nga koteci në kotec. Edhe radioja foli për këtë, por dhelprës nuk i interesonte. La të kalonte pak kohë, ndërroi shtet, u shtri në mes të rrugës dhe mbylli sytë. Erdhën pulat e atij vendi dhe menjëherë qanë edhe ato: – Ka vdekur, ka vdekur! Le të bëjmë funeralin e saj.
Ranë këmbanat, u veshën me të zeza dhe gjeli shkoi të hapte një gropë në mes të arës së misrit. Ishte një funeral i bukur dhe zogjtë kënduan se ndjeheshin sikur ishin në Francë. Kur ishin afër vrimës, dhelpra u hodh nga kutia dhe hëngri të gjithë procesionin.
Lajmi fluturoi nga koteci në kotec dhe solli shumë lot. Edhe televizioni foli për këtë, por dhelpra nuk u tremb fare. Ajo e dinte që pulat kanë një kujtesë të dobët dhe jetoi gjithë jetën duke luajtur si e vdekur. Dhe kush i mirëkupton ato pula, do të thotë se nuk e ka kuptuar historinë.
Xhani Rodari