Del Tef Palushi prej pune dhe hyp në autobus fizarmonikë. (Siç dihet, kanë kenë bajagi të gjatë). Hyp në autobus, ulet në nji stol në fund të autobusit. Tuj mos pas shumë njerëz, fatorino i thotë:
– Hajde, Tef, ma afër!
Çohet Tefa dhe afrohet nji stol ma afër.
Fatorino i thotë prap:
-Po, hajde, mor Tef, ma afër, se bajmë edhe ifije muhabet!
I kthehet Tefa me lezet dhe i thotë:
-Me pa kenë puna me ecë n’kambë, s’kisha hypë hiç në autobus!!! (Pro Shkodra)