Dasmat në Shqipëri bëhen në gusht gjithmonë sepse në shtator vete nusja në shkollë, viti i parë gjimnaz.
Në dasmat shqiptare nuk ka se si te mungojnë të tilla raste.
Nusja që shkrin si qiri me gjith atë suva që ka vën në surrat.
Dhëndërri që i shkojn mizat te hunda dhe se ngre dorën ti trembi.
Xhajat e çiftit që bëjnë gjat gjithë kohës si kryetarë partie.
Dajat e nuses që kruajnë xhepat për ndonjë 2 mijë leksh.
Tipa që i rrijn cipër dee jay-t duke iu duk vetja se i kan bërë vet këngët.
Ata që pijn gjysëm birre dhe kërkojnë shishe tjetër.
Ata që rrijnë gjatë gjithë kohës duke i çarë trapin kamarierit sikur e kanë prenotuar tavolinën.
Kalamaj që ruajn ku ti xhvasin noj lek nuses kur del në valle.
Kushurinj që takojnë 2 a 3 dhe ndahen veç e bisedojnë si ambasadorë.
Gra që shtyhen si lopë vetëm për të puthur pllaq plluq nusen.
Krushka që si ndahen kameramanit gjer sa ktij i vjen shpirti në maj të hundës.
Ka dhe nga ata që vën një got me uj në kokë dhe kërcejnë si të dhjer në brek.
Të ftuara që mbushin çantën me coca cola fruta, lugë e pirunj kur ikin.
Janë dhe ata që të tërhekin zvarr duke tët thën dil në valle me zor, edhe pse ti i thua – jo rrofsh, nuk kërcej.
Halla e teze që zihen si buçet se kush do ulet afër krushqëve.
Prindërit e dhëndërrit që vën duart në kokë dhe thonë – zot kur do mbarojë.
Shoqëria që thërrasin si në miting – puthe puthe puthe edhe pse ti ke ndrojtje dhe nuk do ta puthësh për tu dukur.
Krushka që stë lën të ikësh pa futur 4a5 çokollata në çante.
Nuk ka se si të mungojnë ata/ato që rrijn 5 ore para çiftit me telefona neper duar duke shkrep foto e duke ber vídeo sa per te shit mend dhe per te tregu marken e celularit qe pastaj i fshijn direkt,
Dhe më e bukura djeg’ja e shamisë se beqarit që i vë flakën fustanit të nuses që kushton më shumë se nusja etj etj etj se nuk kan të mbaruar.
Komentet