-Çfarë po ndodh Keli? Të shoh të trishtuar…
-Çfarë të të them Koli… gruaja ime… gjithmonë më thotë që nuk e dua më, nuk e trajtoj si atëherë kur u fejuam…
-I dashur Keli, edhe gruaja ime më thoshte gjithmonë që nuk bëj më atë që bëra kur ishim fejuar, por zgjidha gjithçka.
-Dhe si ia bëre?!
-Një ditë vendosa ta bëj të lumtur: i bleva një buqetë me lule, e çova në pazar, në mbrëmje e çova në darkë nën dritën e qiririt dhe në fund e shoqërova në shtëpinë e prindërve!