Është fakt se ne kemi humbur aftësinë tonë për të qeshur me ndryshimin midis meshkujve dhe femrave por unë gjeta një shaka të bukur. Do të doja ta ndaja me ju. Ishte një grup i të rriturve që po studionin në një kurs të shkencave kompjuterike në kolegj dhe, pas disa javësh studimi, profesori vendosi të bënte humor. Një ditë, ai i ndau ata sipas gjinisë dhe i vendosi meshkujt në njërën radhë dhe femrat në radhën tjetër të bankave. Ai tha se të gjithë do të bënin një projekt. Në 10 minuta, ata do të përcaktonin se çfarë gjinie kanë kompjuterat. Kështu që ata e menduan dhe dolën me përfundimet e tyre.
Meshkujt kishin votuar unanimisht se kompjuterat janë në gjininë femërore. Profesori tha: Në rregull! Atëherë m’i tregoni mua arsyetimet tuaja. Ata kishin katër arsye. Arsyeja e parë pse kompjuterat janë në gjininë femërore është sepse askush përveç krijuesit të tyre nuk e kupton logjikën e tyre të brendshme. Arsyeja e dytë është sepse kur kompjuterat komunikojnë me njëri-tjetrin, flasin me gjuhë të koduar të cilën vetëm ata dhe ekspertët e tyre mund ta kuptojnë. Arsyeja e tretë është se çdo gabim që mund të bësh në kompjutera është ruajtur në hard diskun e tyre për rikthim të mëvonshëm dhe arsyeja e katërt, thanë këta meshkuj, ishte sepse, sa më shpejt që të angazhoheni për një të tillë, e gjeni veten duke shpenzuar gjysmën e pagës tuaj për të pasur akses në të.
Tani femrat kishin fjalën e fundit për këtë temë. Ato gjithashtu votuan unanimisht se kompjuterët duhet të jenë në gjininë mashkullore. Ndërsa i dhanë raportin profesorit, ato thanë, para së gjithash për t’ua tërhequr vëmendjen, duhet t’i ndezësh. Së dyti, kompjuterat përmbajnë shumë të dhëna, por ende nuk mund të mendojnë me trurin e vet. Së treti, ata supozohet se ju ndihmojnë të zgjidhni problemet, por gjysmën e kohës ata janë vetë problemi. Dhe arsyeja përfundimtare, thanë femrat, ishte sepse, posa të angazhohesh për njërin, e kupton që, nëse do të prisje pak më shumë, do të kishe marrë një model më të mirë.
Komentet