Një ditë, në kopshtin e Edenit, Eva i tha Perëndisë …
“Perëndi, unë kam një problem”
<Çfarë lloj problemi, Evë? >
“Perëndi, unë e di që më krijuat dhe keni bërë për mua këtë kopsht të bukur e të gjitha këto kafshë të mrekullueshme, dhe këtë gjarpër gazmor e qesharak… por unë nuk ndjehem vërtet e lumtur”
<Pse Evë? >
“Zot, unë ndjehem e vetmuar. Dhe kam neveri për mollët …”
<Mirë Evë, në këtë rast unë kam një zgjidhje: Unë do të krijoj një burrë për ty>
“Çfarë është një burrë?”
<Ky burri është një krijesë e gabuar, me shumë aspekte negative. Do të gënjejë, do të tallet me ty dhe do të jetë mburracak, praktikisht do t’ju krijojë plot probleme. Do të jetë më i madh e më i shpejtë se ti, dhe do t’i pëlqejë të dalë për gjueti e të vrasë. Do të ketë një shikim prej budallai kureshtar, por ngaqë ti vazhdimisht ankohesh, unë do të krijoj atë në mënyrë që ai t’i kënaqë …. uh …. dëshirat e tua fizike. Ai gjithashtu do të jetë i mangët nga intelekti dhe do të merret me gjëra fëminore si lufta apo futbolli. Nuk do të jetë aq i zgjuar, dhe do të ketë shpesh nevojë për këshillën tënde që të mendojë siç duhet. >
“Kjo duket një mrekulli!” – tha Eva duke ia shkelur syrin. “E çfarë kërkohet nga unë?”
‘E pra … ti mund ta kesh atë me një kusht ….>
“Çfarë?”
<Siç thashë, ai do të jetë mburracak, arrogant dhe i vetëkënaqur … kështu që ti duhet ta bësh atë të besojë se ishte ai që u krijua i pari …. por mbaje mend …. është sekreti ynë …. mes dy grash!>
Komentet