Një djalë shkon tek i ati dhe thotë: Babi, çfarë është politika?
Babai mendohet dhe pastaj i thotë: Ja, do ta shpjegoj me një shembull: Unë që punoj dhe sjell para në shtëpi jam kapitalist; nëna jote, që amvisëron, është qeveria; pastruesja jonë është klasa punëtore. Ti, që tashmë ke njëfarë rëndësie, je populli; motra jote, që sapo ka lindur, është e ardhmja.
Fëmija shkon për të fjetur, por në dy të mëngjesit motra e tij fillon të qajë; fëmija shkon të kërkojë dikë për ndihmë. Shkon tek babai, por nuk e gjen; shkon tek nëna, por ajo e përzë, sepse i flihet; shkon tek pastruesja dhe e gjen në shtrat me babain.
Atëherë kthehet tek motra e i thotë: Shiko, e kam kuptuar drejt se çfarë është politika: Kapitalistët ia rrasin klasës punëtore, qeveria është në gjumë, popullin nuk e dëgjon askush, dhe e ardhmja është zhytur në kakë.
Komentet