Babai mbërrin në shtëpi dhe i thotë familjes:
-Kam blerë një robot që i zbulon njerëzit kur gënjejnë dhe më pas i godet!
Vendos ta bëjë provën me të birin.
-Bir ku ishe sot?
-Në shkollë!
Shkon roboti dhe e godet djalin me shpullë në kokë.
-Ok, isha te shtëpia e një shokut tim!
-Çfarë bëre aty?
-Pamë filmin “Gladiatori”!
Shkon roboti dhe i fut një shpullë tjetër.
-Ok…. ok..pamë një film për të rritur!
-Çfarë theeee, s’të vjen turp, unë në moshën tënde as e kam menduar ndonjë herë të shoh kështu pisllëqesh.
Shkon roboti dhe i fut një shpullë babait.
-Ha ha ha, shkrihet së qeshuri e ëma, -kot nuk thonë, -“dardha nën dardhë bie”!
Aty shkon roboti dhe i fut një shpullë të fortë edhe mamasë…..
(Marrë nga faqja fb ‘Qeshim’)
Komentet