Nastradini solli disa herë mish në shtëpi, por asnjëherë nuk pati rast të hante prej tij. Gruaja ose e hante vetë, ose ua jepte miqve të saj. Dhe sa herë që Nastradini kërkonte të hante mish, ajo thoshte:
“Kjo mace e hëngri. Vrapova për ta kapur, por nuk e kapa dot.”
Një ditë, kur gruaja i tha prapë se macja i kishte ngrënë 2 kile mish që ai i kishte sjellë, Nastradini e mori macen dhe e peshoi. Ajo peshoi 2 kile. Atëherë Nastradini u kthye dhe i tha së shoqes:
“Nëse kjo është macja, atëherë ku është mishi? Por, nëse ky është mishi, atëherë ku është macja?”
Komentet