1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju ecni te ajo dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat.”
Ky është Marketingu Direkt.
2) Jeni në një festë me një grup miqsh dhe ju shihni një femër shumë simpatike. Një nga miqtë tuaj afrohet dhe të thotë: “Ajo femër atje është një fenomen në shtrat”.
Kjo është Reklamë.
3) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju i kërkoni asaj numrin e celularit. Të nesërmen e merrni në telefon dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat.”
Ky është Telemarketing.
4) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju e njihni atë. I afroheni asaj, ia rifreskoni kujtesën dhe i thoni: “A të kujtohet sa jam mirë në shtrat?”
Ky është Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin.
5) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Çoheni, rregulloni paraqitjen e jashtme, i afroheni asaj dhe i ofroni një gotë. Ju tregoni se si
parfumi i saj është i mirë, ju e komplimentoni kostumin e saj, i ofroni një cigare dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat”.
Kjo është Marrëdhëniet me Publikun.
6) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju afroheni tek ajo dhe i thoni: “Unë jam një fenomen në shtrat.”, dhe për më tepër, ju i tregoni asaj fizikun tuaj.
Ky është Merchandising.
7) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ajo vjen tek ju dhe thotë: “Kam dëgjuar se ju jeni një fenomen në shtrat.”
Ky është Branding,
1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumüe të bukur. Ju i afroheni dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat dhe unë zgjas gjithë natën pa u ndalur…”
Kjo është reklamë e rreme dhe dënohet me ligj!!!