Zotëri dhe Zonja Murrash kanë dy djem. Njërin e quajnë Shiko Punën Tënde dhe tjetrin e quajnë Sherr. Një ditë të dy djemtë po luanin symbyllas. Sherri u fsheh ndërsa Shiko Punën Tënde duhej të numëronte deri në njëqind.
Shiko Punën Tënde filoi të kërkonte për vëllain prapa gëmushave. Pastaj filloi të shikojë poshtë veturave, derisa një polic iua afrua dhe i tha:
-Ore, çfarë po bën ti këtu?
-Po luaj, – iu përgjigj djaloshi.
-Si e ke emrin? – e pyeti polici.
-Shiko Punën Tënde, – iu përgjigj djaloshi.
Polici, shumë i zemëruar, filloi ta marrë nën hetim:
-Je duke kërkuar Sherrin?!
Djaloshi, iu përgjigj:
-Po, atë po kërkoj!
Komentet