Takohen për darkë shokët e maturës pas 20 vjetëve. Të gjithë me gratë respektive. Vetëm njëri prej tyre shoqërohej nga një vajzë e re 20 vjeçare, shumë shumë e bukur. Filloi darka dhe muhabet pas muhabeti orët kalonin, por kurioziteti i shokëve për vajzën e re jo. Një moment femrat levizën nga tavolina dhe meshkujt përfituan nga rasti për të pyetur shokun e tyrë që shoqërohej nga super vajza:
– Si ka mundësi që je martuar me një vajzë kaq të re?
– Për të mbajtur një bonbon të tillë ka vetëm një sekret, – doni ta dini?
– Poooo i thanë të gjithë njëzëri…
– Duhet ta puthni gjithandej….
– Eh si qeka kjo punë, – pse ne të tjerët nuk i puthim kështu, – tha njëri prej tyre duke buzëqeshur…
– Duhet t’i puthni, por duhet t’i puthni në Tiranë, në Paris, në New York, në Bora Bora, në Rio de Janeiro…
Komentet