VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Shkojnë Gagaçi me Qorrin për të kapur peshk

January 11, 2017
5 Comments
  • author avatar
    Prince Paul 8 years ago Reply

    A ju dëshironi të blini një veshkave apo ju doni të shitur veshkën tuaj? jeni
    duke kërkuar për një mundësi për të shitur veshkën tuaj për të holla për shkak të financiare
    prishen dhe ju nuk e dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne
    do të ju ofrojnë sasi të mirë të veshkave tuaj duke filluar nga $ 550,000. Emri im
    është Princi Paul jam një Nefrolog në mjekësor Lead. Qendra jonë mjekësore është
    specializuar në veshka Kirurgjisë dhe ne gjithashtu merret me blerjen dhe
    transplantimin e veshkave. Nëse jeni të interesuar në shitjen apo blerjen
    veshka e ju lutem mos hezitoni të na
    na kontaktoni përmes emailit.
    Email: [email protected]

Komentet

Këndi i humorit: Një djalë dhe një vajzë përpiqen të kenë përvojën e tyre të parë

Një djalë dhe një vajzë përpiqen të kenë përvojën e tyre të parë.

Ai është i turpshëm dhe ajo dëshiron ta bëjë atë të ndihet rehat.

Ajo i thotë me sensualitet:

“A do të shohësh se ku më kanë operuar për apendicitin?”

Dhe ai ia kthen:

“Oh jo, i urrej spitalet!!!”

Këndi i humorit: Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë

Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë:
“Jam pak i shqetësuar. Nëna ime bleu një pallto të re dhe e hodhi të vjetrën, babai bleu një makinë të re dhe e hodhi të vjetrën…”
“Epo, pse shqetësohesh?”
“Kam dëgjuar të thonë se duan një fëmijë tjetër!!!”

Këndi i humorit: Dy miq po bisedojnë vesh me vesh

Dy miq po bisedojnë vesh me vesh:

“Më duhet t’ju tregoj 1 sekret të madh…”

“Thuaje!”

“Më mungojnë paratë, më duhet absolutisht 1 hua…”

“Mos u shqetëso, nuk do t’i tregoj askujt, në fakt, do të bëj sikur as nuk e kam dëgjuar!!!”

Këndi i humorit: Mësuesja korrigjon detyrat e gjeografisë dhe ndërkohë flet me një kolege

Mësuesja korrigjon detyrat e gjeografisë dhe ndërkohë flet me një kolege:
– Pjerini ka bërë një tjetër gjë të tmerrshme! Të gjitha detyrat i ka kopjuar nga shoqja e bangës!
Kolegia përgjigjet:
– Si mund të jesh e sigurt? Mund të jetë ajo që ka kopjuar nga Pjerini…
– Unë jam e sigurt për këtë! thotë mësuesja. – Një pyetje është: “Ku ndodhet Gadishulli Iberik?” Shoqja e bangës është përgjigjur: “Nuk e di.”, dhe Pjerini shkruan: “As unë nuk e di!!!”

Këndi i humorit: Hyn vrasësi në shtëpi dhe i gjen burrë e grua në shtrat

Hyn vrasësi në sthtëpi dhe i gjen burrë e grua në shtrat.

E pyet gruan: Si quhesh ti?

– Hatixhe, i thotë ajo.

– Ty nuk po të vras, se edhe nëna ime quhet Hatixhe.

E pyet burrin: Si quhesh ti?

Burri përgjigjet:

– Më quajnë Shaban, por të gjithë më thërrasin Hatixhe!!!

( nga faqja e Alket Koroshit në fb)

Këndi i humorit: Një shitës gazetash ulëret

Një shitës gazetash ulëret:

MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 54 VIKTIMA!

 

Një zotëri i intriguar blen gazetën, por nuk mund ta gjejë lajmin e reklamuar.

 

Pasi ka shfletuar gazetën, thotë shitësit:

– Këtu nuk ka asnjë lajm për mashtrim sensacional!

 

Shitësi i gazetave vazhdon:

MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!  MASHTRIM SENSACIONAL 55 VIKTIMA!

 

 

Këndi i humorit: Një ditë mbreti Artur, duke u kthyer në kështjellë, teksa kalonte nëpër pyll

Një ditë mbreti Artur, duke u kthyer në kështjellë, teksa kalonte nëpër pyll, vuri re një shkrim të madh të verdhë të bërë sipër borës. Për habinë e tij të plotë, ai lexoi “I love Ginevra”. I tërbuar ai thirri Merlin Magjistarin për të hetuar për të zbuluar se kush ishte personi i pafytyrë që kishte shkruar një fjali të tillë.
Dy ditë më vonë Merlin kërkon një audiencë me Mbretin dhe me shumë siklet:
– Madhëria juaj, dy lajme, njëra më e keqe se tjetra. Bëra analizat dhe hetimet e nevojshme. Siç dyshonte Madhëria e Tij, shkrimi ishte bërë me pipinë e Ser Lançelotit.
– Dhe e dyta? – gjëmoi mbreti Artur, shumë i mërzitur
– Lajmi i dytë, Madhëri… është se shkrimi i dorës korrespondon me atë të Xhinevrës!!!

Këndi i humorit: Një zotëri shikon një zotëri tjetër të ulur në një stol

Një zotëri shikon një zotëri tjetër të ulur në një stol, i cili herë pas here gërvisht kapelën në kokë.

Ai i afrohet dhe e pyet përse e bëri atë gjest.

Tjetri thjesht i përgjigjet: sepse koka ime më kruhet.

– Po  juai po kruan kapelen,- ngulmon ai.

Zotëria i përgjigjet: Më falni, ju i hiqni pantallonat kur ju kruhet e pasmja?

Këndi i humorit: Një ditë Pjerini po ecte me gjyshen e tij

Një ditë Pjerini po ecte me gjyshen e tij.
Ai sheh 20E në tokë Ai pyet gjyshen e tij nëse mund t’i marrë.
Por ajo i përgjigjet: “Jo Pjerin, nuk merren gjërat në tokë!!!”

Pasi i bëjnë disa hapa, gjyshja rrëzohet e bie në tokë.

– Më ngre, Pjerin!- i thotë atij.

Pjerini i përgjigjet:

– Jo, nuk merren gjërat në tokë !!!!”

Këndi i humorit: Është një burrë në sallon me disa shokë dhe i thotë gruas

Është një burrë në sallon me disa shokë dhe i thotë gruas:

– Hej ti, nënë e 5 fëmijëve na sill diçka të pijmë!”

Gruaja sjell pijen dhe burri e falënderon:

– Faleminderit , nënë e 5 fëmijëve!

– Dhe ajo ia kthen:

– Me nder qofsh, baba i 3-ve!!!

Këndi i humorit: Pjerini e pyet mësuesen: çfarë do të thotë: I DON’T KNOW?

Pjerini e pyet mësuesen: çfarë do të thotë: I DON’T KNOW?

Mësuesja i përgjigjet: Nuk e di…

Dhe Pjerini: Në rregull, atëherë do të pyes dikë tjetër!!!

Këndi i humorit: Drejtori i një supermerkati pa shitësen dhe një klient të cilët po grindeshin dhe bërtiti

Drejtori i një supermerkati pa shitësen dhe një klient të cilët po grindeshin dhe bërtiti:
– Klienti ka gjithmonë të drejtë!!!!
Pas pak, ai e pyeti shitësen:
– Pse po grindeshit?
Dhe ajo u përgjigj:

-Më tha: jeni të gjithë hajdutë!!!


Send this to a friend