Po bisedojnë dy policë:
– E di ti se kush është Aleksandri i Madh?
– Nuk e di.
– Miku im, ai është një pushtues i madh, që ka pushtuar pothuaj gjithë botën në kohën e tij.
– Po ti si e di këtë gjë? Si u bëre i ditur kështu papritur e pakujtuar?
– Prej katër javësh shkoj në një shkollë nate dhe atje mësohen një mori gjërash interesante.
Javën tjetër takohen përsëri dhe ai që shkon në shkollën e natës, bën prapë një pyetje:
– E di ti se kush është Napoleoni?
Tjetri bën shenjë me kokë se nuk e di.
– Ishte një perandor që ka pushtuar gjithë Evropën dhe që u mund në betejën e Vaterlosë.
Tjetri, duke u ndier keq nga injoranca e tij, e pyet:
– Pa më thuaj mua: e di ti kush është Mahmut Kasemi?
– Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë emër.
– Është ai që të gjitha të mërkurave, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, fle me gruan tënde ndërsa ti je në shkollën e mbrëmjes.
Komentet